Flamujt kosovarë e shqiptarë kanë mbulue sheshet e Prishtinës

Sheshet e Prishtinës janë stolisë me flamujt e dy shteteve, asaj të Kosovës dhe Shqipnisë.
Krejt kjo po bahet për shkak të mbledhjes së nesërme që ka me u zhvillue në Prishtinë, takim ky që ka me u mbajtë në Bibliotekën Kombëtare.

Marrëveshjet qe kane me u diskutue:

-Marrëveshja, për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore.
-Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipnisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore.
-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipnisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik.
-Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese.
-Marrëveshja për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipnisë.
-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipnisë.
-Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipnisë.

13351213_1054582014619632_413747666_o-768x432