Flamuri i Kosovës qëndron i barabartë në mesin e 80 shteteve në Madagascar

Flamuri i Kosovës, sovran dhe i barabartë në mesin e shumë shteteve anëtare të Francofonisë në Samitin e Madagascarit.

Në këtë Samit po marrin pjesë përfaqësues të 80 shteteve nga e tanë bota.

Kosova në këtë Samit përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj.

Pjesëmarrës asht edhe Ivica Dacic, shefi i diplomacisë serbe, dhe pritet ballafaqim i ashpër me Thaçin dhe Hoxhajn sa i përket lobimit për njohjet e reja për Kosovën.