Flasin Kryeministri e ministri prej Brukseli: Janë përmbush tana rekomandimet për liberalizim të vizave

Kryeministri Isa Mustafa, i cili po qëndron për vizitë në Bruskel, u takue sot me deputeten e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek, me të cilën ka bisedue për proceset eurointegruese të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e vazhdueshëm të zhvillimeve të tjera në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, theksoi se tashma janë përmbush tana kriteret dhe rekomandimet për liberalizimin e vizave.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përveç të tjerave, do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe qarkullim të shtuar ekonomik, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha Mustafa, tue shpreh mirënjohje për përkrahjen tejet të madhe të Parlamentit Europian dhe të eurodeputetes Lunacek.

Deputetja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, theksoi mbështetjen e saj të matejshme për Kosovën, tue vlerësue proceset në Kosovë.

Kryeministri në Bruksel ka me u takue edhe me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, me komisioneren e naltë të BE’s për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zv/Presidenten e KE’s Federica Mogherini, dhe me Presidentin e Partive Popullore Europiane (EPP), Joseph Daul.