Flet edhe Donika Gërvalla mbas tërheqjes zvarrë nga LDK

“Unë u përpoqa me marr pjesë në mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LDK. Jam kryetare e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani. Nuk jam e re në këtë skenë politike, jam prej vitit 1992 ku si fillim kam qenë nënkryetare e degës, pastaj me pozita të ndryshme në këtë parti…”. Kështu tha kryetarja e degës së LDK’s në Gjermani, Donika Gervalla, e bija e figures legjendare Jusuf Gervalla, e cila nuk u lejue me hy në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm te LDK.

Thjesht, u përpoqa të merrja pjesë në mbledhje si të gjithë anëtaret e tjerë të LDK. Rojet nuk me lejuan, por megjithatë u përpoqa që të shfrytëzoj të drejtën time të marrë pjesë në Këshill të Përgjithshëm”, tha Gërvalla.

Ajo thotë, se nuk e di arsyen pse rojet e tërhoqën zvarrë, këtë simbas saj duhet me ia thane sekretari i përgjithshëm i LDK’s, sepse arsyen nuk munden me ia spjegue rojet e sigurimit.

Para dy dite isha në selinë e LDK me Ismet Beqirin, me të cilin edhe diskutuam rreth punëve të partisë, por gjithashtu dihet se unë jam një zë kritik brenda partisë, Mirëpo, mendoj së është pozitive të veprohet në të mirë të partisë. Nuk është zgjidhje që të më ndalohet hyrja në mbledhjet e LDK”, tha Gërvalla për Indeksonline.

Nuk me intereson kush është aq burrec sa të ketë frikë nga fjala ime në një Këshill ku janë të pranishëm me shumë se 100 persona. Unë jam një prej shumë zërave kritik, mirëpo kush mund të jetë ai burrë i vogël, nuk e ka pikën e rëndësisë, secili e merr përgjegjësin e tij mbi vete”, u shpreh ajo.

Simbas Gërvallës, LDK ndodhet në nji gjendje tejet të randë dhe problematike ku Kryesia e saj asht zgjedh në nji proces tejet të çuditshem, mbasi përjashtojnë anëtarët e saj dhe lejojnë Kadri Veselin me u zgjedh kryetar i Parlamentit dhe Hashim Thaçin, lejojne me u ba President.

Simbas saj, LDK ka nevojë për reforma të thella, por ajo theksoi se ka dy alternativa për veten: e para, ose me qëndrue në LDK dhe me luftue që kjo parti me u reformue; ose me u largue krejtësisht nga politika.

Degradimi i LDK-së ka filluar kaherë nuk ka filluar sot. Unë besojë në vlerat e LDK-së dhe unë do të përpiqem që me njerëz të tjerë së bashku LDK-në ta kthejmë në rrugën e saj dhe vlerat e saj”, tha ajo.