Flet Haziri mbas takimit me Kurtin e VV’s!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri asht takue me kandidatin për Kryeministër të Vetëvendosjes, Albin Kurti për me bisedue rreth koalicionit të mundshëm mes partive.
Haziri për takimin me Kurtin ka thanë, se ishte takim i rregullt dhe asht diskutue për afrimin e programeve.

Ai ka thanë, se janë dy parti më orientime të ndryshme, por që beson se do t’arrihen të harmonizohet programet për me i dhanë qeverisje vendit.

Haziri nuk ka dhanë detaje nëse në këto takime po diskutohen çashtja e dosjeve që ka dërgue Vetëvendosje për LDK’n.