Flet i pari i veteranëve: Qe kush e ka fajin për fryemjen e listave

Krejt fajin për fryemjen e listave të veteranëve e ka politika dhe hierarkia ushtarake, e jo veteranët apo zinxhiri komandues, kështu thotë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Në nji intervistë për KosovaPress, Gucati ka thanë se ligji aktual mundëson fryemjen e listave, për këtë edhe duhet të ndryshohet ligji. Ai gjithashtu ka shprehë pakënaqësinë për faktin që listat e veteranëve ende nuk i janë dorëzue organizatës që ai e drejton.

I pari i veteranëve të UÇK’s thotë se ka ardhë në krye të OVL-UCK’s me qëllim që me përmirësue imazhin e kësaj organizate dhe me punue për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të luftës së UÇK’s.