Flet kandidati i Nismës: Qe kush janë ata që më rrehën (foto)

Beqir Veliu, bartës i listës për asamble komunale në Skënderaj nga Nisma për Kosovën asht rreh fizikisht nga dy persona. Ngjarja ka ndodhë mbramë mbas mesnate.

Ai akuzon PDK’n për sulmin e kryem.

“Më kanë rrahur militantë të PDK-së të udhëhequr nga Lorik Dibra, vëllau i ish deputetes, Valbona Dibra. Ai më ka goditur me kondak të revoles. Kam dëmtime në kokë dhe më është dashur asistence mjekësore” ka thanë Veliu për Indeksonline.

I pyetun për arsyen që ka mujt me que deri te sherri me Dibrën, Veliu përmend lidhjen e tij me Nuredin Lushtakun dhe nji rast nga zgjedhjet e kalueme.

“Unë kam qenë përfaqësues i Nismës në zgjedhjet e fundit në Skënderaj. Jam përpjekur të eliminoi çdo vjedhje dhe keqpërdorim të votave. Për këtë kam patur probleme edhe gjatë zgjedhjeve me këta persona pasi që pengoja dallaveret e tyre. Lorik Dibra e ka dajë Nuredin Lushtakun dhe fakti që unë jam me Nismën është pengesë për të” ka thanë Beqir Veliu.