Flet NASA, a ka me marrë sot bota fund? (foto-video)

Cilado që janë planet tueja për sot, mund të rrini të qetë, sepse NASA ka sqarue njihere e mirë mbanë globin se botës nuk ka me i ardhë fundi.

Disa teoricienë konspirative kanë qarkullue n’internet nji profeci rreth nji planeti  të quajtun Nibiru.

Simbas tyne ai ka m’u përplasë në Tokë tue i dhanë fund gjithë jetës në planetitn tonë.

Data e shkatërrimit të supozuem asht sot!

Kjo teori e nji planeti  të pathyeshëm, i njohun gjithashtu si “Planet X” asht marrë nga numerologu David Christian Meade, i cili beson se jemi drejt fundit.

Por NASA ka reague zyrtarisht në lidhje me postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale.

Simbas NASA’s parashikuesit kishin ma herët nji tjetër datë, kur thanë se katastrofa do ndodhte ne 2003 dhe asgja nuk ndodhi.

“Njerëz të ndryshëm po” parashikojnë “se bota ka më përfundue më 23 Shtator kur nji planet tjetër ka m’u përplasë me Tokën. “Planeti në fjalë, Niburu nuk ekziston, kështu që nuk do të ketë përplasje”.

Postimet nga të ashtuquejtun numerologjist ka shkaktue panik tue detyrue institucionin ma serioz në botë për çashtje të tilla me spjegue zyrtarisht se asgja e thanë nuk ka me ndodhë.

 

Image

Shperndaje në: