Flet Parim Olluri: Qe çka ka mujt me qenë motivi i sulmit

Gazetari dhe drejtori i Gazetës Online, “Insajderi”, Parim Olluri, asht sulmue mbramë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Sulmin ndaj tij e ka konfirmue vet Olluri, i cili tha se në momentin e sulmit ka qenë me të fejuemen e tij, e cila për shkak të shqetësimit nga sulmi tash po merr trajtim mjekësor.

“Unë kam lëndime të lehta, mirëpo e fejuemja asht shqetësue dhe ka marrë infuzion”, theksoi ai për Periskopin.

Olluri tha se nuk i ka njoftë sulmuesit dhe as nuk asht i sigurt për motivet e sulmit.

I pyetun nëse sulmi ishte i motivuem për shkak të nji shkrimi autorial të publikuem në Insajderi, me titullin “Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar”, ai shprehi besimin se ky ka mujt me qenë motivi.

“Po dyshoj se sulmi ndodhi për shkak të shkrimit të fundit. Mendoj se sulmuesit janë dërgue nga dikush. Mbas publikimit të shkrimit ka pasë komente kërcënuese, edhe në Insajder”, theksoi Olluri.