Flet Shpendi: Kjo asht arsyeja e vonesës së autobusëve të ri

Mbas shumë polemikash për blemjen e 51 autobusëve të ri për Komunën e Prishtinës, më 17 Fror të këtij viti u l’shue në qarkullim kontingjenti i parë prej 30 sosh.

Pjesa e tretë e kontingjentit prej 21 autobusëve ishte premtue me ardhë në Prishtinë në fund të muejit Mars ose në Prill të 2017’tës, por që nji gja e tillë nuk ka ndodh dhe nuk pritet me ndodhë të paktën deri në fund të këtij mueji.

Edhe pse muej ma parë faji për mosardhje të autobusëve ju hodh bordit të Trafikut Urban, tashma problem tjetër po del të jetë mospërfundimi i renovimit të garazheve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për Zër ka thanë se autobusët janë prodhue dhe se në momentin që do të përfundojë renovimi i garazheve ata do të sillen në vend.

 

Shperndaje në: