Flet Thaçi: Qe kur Kosova ka me pasë Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në tryezën e organizueme nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”.

Në këtë bashkëbisedim me përfaqësuesit e medias dhe shoqnisë civile, Presidenti Thaçi fillimisht asht përqendrue në themelimin e institucioneve si dhe prioritetet shtetnore.

Ai ka thanë se ndër prioritetet e institucioneve shtetnore të Kosovës mbetet edhe përfundimi i procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosuna të Kosovës.

“Ka vazhdue fushata jonë për informimin e krejt komuniteteve në Kosovë për nevojën e transformimit të FSK’s në Forca të Armatosuna të Kosovës si dhe për përfshimjen sa ma të madhe të gjitha komuniteteve në këtë proces”, ka thanë ai.