Flet Vjosa Osmani mbas ndalimit të pjesëmarrjes së Gërvallës në mbledhjen e LDK’s

Kryetarja e degës së LDK’s në Gjermani, Donika Gërvalla, vazhdon me u konsiderue nga subjekti i saj si  -persona “non grata” – sepse  asaj sot iu ndalue pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’s.

Për shkak të këtij vendimi, mbledhjen e ka lëshue deputetja Vjosa Osmani.

Osmani, në nji prononcim për Telegrafin, theksoi se arsyeja e vetme e këtij gjesti nga ana e LDK’s, asht droja nga fjala e lire.

Nuk ka arsye, përpos frikës nga fjala e lirë dhe fuqia e argumenteve të znj. Gërvalla. Sipas statutit, të gjithë kryetarët e degëve kanë të drejtë të marrin pjesë”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se ndalimi i saj asht akt i turpshëm.

Znj. Gërvalla është kryetare e degës në Gjermani, prandaj ndalimi i saj dhe sjellja e dhunshme janë akte të turpshme”, u shpreh Osmani.