Fletëvotimi për zgjedhjet në Drenas, aty asht edhe emni i Naim Bazaj

Nji draft-fletëvotim që ka me u përdorë në zgjedhjet lokale në Drenas asht tue qarkullue së fundi nëpër rrjetet sociale.

Në draft-fletëvotimin e publikuem shihen edhe dy kandidatët që kishin pretendue të hiqen nga gara, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani janë pjesë e fletëvotimit.

Me gjasë, ky edhe ka me qenë fletëvotimi që banorët e Drenasit kanë me plotësue më 4 Dhetor.

Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani zyrtarisht kishin kërkue të hiqen nga lista, por PZAP e kishte hedhë poshtë vendimin e KQZ.