Florida: Papritë në mes të rrugës, u hap gropa e madhe rreth 30 metra

Mediat lokale raportuen se nji gropë e madhe asht hapë në mes të rrugës, në Tarpon Springs – Florida, nji zonë shumë e popullueme, kështu tue i detyrue disa familje të zhvendosen nga friga.

Gropa rreth 30 metra e madhe asht hap veç pak metra larg shtëpive të banimit, raporton NBC News.

Zyrtarët thanë se nji tjetër gropë e madhe e ngjashme me të, asht hap papritë në mes të rrugës edhe në nji zonë tjetër të Floridas.

Përveç damtimeve në disa kanale dhe linja të ujësjellësit, asnji dam tjetër nuk u raportue.