Florim Isufi i bindun se kufini me Malin e Zi ka devijime!

Profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi ka thanë se kufini me Malin e Zi ka devijime të theksueme dhe se ky devijim ma së shumti shfaqet në pjesën perëndimore dhe veriore të komunës së Pejës, respektivisht komplet në zonën burimore të Lumbardhit të Pejës dhe në pjesën e Zhlepit.

Në nji intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, Isufi u ka ba thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë kufinin me Malin e Zi pa e shikue mirë krejt dokumentacionin, sidomos hartën e zonave të kadastrave të vitit 1974, e cila simbas tij deshmon humbjen e terrorit të Kosovës.

Ai ka thanë se ekpertët e kanë kry nji obligim moral ndaj Kosovës dhe tanësisë territoriale, kurse tash u mbetet deputetëve me marrë mbi supe vendimin për ratifikimin ose jo të demarkacionit me Malin e Zi.