Fluidi sjell magji të reja

RC Cola njihet si shija shoqëruese e milionave njerëzve nëpër botë. Prej 12 vjeteve, RC Cola prodhohet edhe në Kosovë, me licencë ekskluzive për prodhimin dhe distribuimin e këtij  brendi Amerikan. Duke ofruar në këtë mënyre për konsumatorin e saj mundësinë e provimit të shijes së pa rezistueshme të freskisë RC Cola.

Meqenëse historitë e mira duhet të përsëriten, Kompania Fluidi përveç që solli në Kosovë RC Cola, tani ka pasuruar tregun Kosovar me shijet e reja të gazuara me kualitet dhe cilësi të garantuar: Rc Lemon Lime dhe Rc Bitter Lemon. Kërkesat e tregut dhe mirëqenia e konsumatorëve të tyre e motivuan kompaninë që të sjellë në treg edhe këto dy shije të reja, të cilat priten të na shoqërojnë ndër vite sikur edhe produktet e tjera të kompanisë.Produktet e reja pritet që të begatojnë tryezat tona me prezencën e tyre.

Rc Lemon Lime është shije e re mbresëlënëse që kjo kompani ka ofruar për tregun tonë, për të siguruar një eksperience të re të shijes.Ndërsa, Rc Bitter Lemon një shije tjetër mbresëlënëse e kësaj kompanie e cila ështënjë përzierje e limonit në formën me të freskët të mundshme. Rc Bitter Lemon po konsiderohet si pije e gazuar esenciale për të gjithë ne.

Me ofrimin e këtyre dy produkteve të reja, ne dëshmojmë se vazhdojmë të qëndrojmë pranë konsumatorëve tanë, duke u kujdesur për nevojat e tyre ditë pas dite” – është thënë nga përfaqësues të FLUIDI.

Këto dy produkte hynë në treg në sezonin e Dimrit dhe do të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit, e sidomos në ditët e nxehta të Verës që po vjen.

Nuk na mbetet ndonjë gjë tjetër për të bërëpërveç që të provojmë këto dy shije te reja dhe të shpresojmë që Fluidi të vazhdojë me punën e deritanishme dhe të sjellë produkte të reja që janë konformë standardeve evropiane të cilësisë.

Për ti ndjekur të rejat e brendit RC ju ftojmë ti bashkoheni faqes zyrtare RC Cola Kosova.

https://www.facebook.com/RcColaKosova