Fluks i madh i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar – 1 milion pushues!

Nji fluks i madh pushuesish nga Kosova asht regjistrue në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të sezonit turistik.

Kështu, nga ora 3 e mëngjesit kanë kalue kufirin për me hy në Shqipni 25 mijë persona.

Autoritetet kufitare bajnë të ditun se, policia ka shtue sportelet dhe po punon me procedurë të përshpejtueme.

Fluks qarkullimi ka dhe n’aksin rrugor Morinë-Tuneli i Kalimashit.
Simbas policisë kufitare, 1 milion pushues kanë hy në Shqipni gjatë sezonit turistik.