Fmitë e fillores po mësojnë kundër ekstremizmit

Vrasja në fundjavë e 22-vjeçarit nga Prizreni që luftonte përkrah Al-Qaeda’s në Alepo, por sidomos numri i madh i kosovarëve që i janë bashkue luftës në Siri e Irak, ka nxitë Qeverinë me mobilizue institucionet për parandalimin e ekstremizmit, tue nisë qysh nga shkollat fillore.

Kjo strategji ka nisë zbatimin nga Komuna e Prishtinës, sepse nga kryeqyteti kanë shkue në Siri dhe Irak 16 persona.

Për parandalimin e terrorizmit, Qeveria ka angazhue edhe ekipet vepruese për Siguri në Bashkësi, ndërsa koordinatori i ekipit për Prishtinën, Ibush Kelmendi, tha puna duhet nisë nga arsimi.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Ministrisë së Mbrendshme dhe të organizatave ndërkombëtare vlerësuen se strategjia për parandalimin e terrorizmit ka me u zbatue në të gjitha Komunat e vendit.