FMN ja permend çashtjen e veteranëve Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takue sot me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuem nga shefi i Misionit për Kosovën, Jacques Miniane.

Gjatë takimit, u bisedue për progresin e Kosovës n’ekonomi, për stabilitetin buxhetor dhe financiar, si dhe arritjet e tjera evidente në zhvillimin ekonomik.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për rezultatet e reformave fiskale, stabilitetin financiar dhe për treguesit pozitiv në krejt fushat e ekonomisë.

Tue e falënderue për përkrahjen e deritashme, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për me vazhdue bashkëpunimin me FMN’n dhe mbarëvajtjen e programit të Kosovës me FMN’n, në funksion të avancimit të progresit ekonomik.

Shefi i Misionit të FMN’s në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi rezultatet e arrituna nga Qeveria në zhvillimin ekomomik, tue ju referue krejt treguesve në këtë drejtim.

Gjatë takimit, u bisedue edhe për nevojën e adresimit mbrenda parametrave, të çashtjes së pagesave për veteranët, si çashtje e randësishme për stabilitetin e matejshëm buxhetor dhe financiar të vendit, por edhe si kusht i vazhdimit të programit me FMN’n.

 

fmnveteranet