FMN kerkon me u ruejt qëndrueshmënia financiare e Kosovës!

Nji delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuem nga Jacques Miniane, ka kërkue sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të ruhet qendrueshmënia financiare dhe të kihet kujdes në shpenzimet e paplanifikueme, të cilat mund të kenë implikime financiare në raport me zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit.

Gjatë nji pritje të këtij delegacioni, kryeparlamantari Veseli bisedoi për zhvillimet aktuale në sektorin financiar e buxhetor në Kosovë, ndërsa kryesuesi i delegacionit, Miniane e njohu Veselin me opinionin e tij lidhun me qëndrueshmeninë financiare të Kosovës në raport me vendet e tjera të rajonit, ndërsa shtroi nevojën që të ruhet kjo qëndrueshmëni dhe të kihet kujdes në shpenzimet e paplanifikueme, të cilat mund të kenë implikime financiare në raport me zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit.

Veseli falënderoi për kontributin që po jep FMN me rekomandime dhe aktivitete të tjera në ruejtjen e qëndrueshmënisë makro-financiare të vendit dhe stabilitetit buxhetor, përkushtim ky, gjithashtu, edhe i institucioneve tona, lokale dhe qendrore.

Ai theksoi se buxheti duhet të jetë i ndikuem fuqishëm nga prodhimi dhe punësimi në Republikën e Kosovës.

“Qëndrueshmënia buxhetore dhe rritja e vazhdueshme ekonomike, asht synim yni parësor”, theksoi Veseli.

 

1-kadriafmn

 

2-kadripuna

 

3-kadrifmn