FMN kërkon nga kryeministri Mustafa mos me u tejkalue masa e mjeteve për veteranët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, të kryesuem nga shefi i këtij misioni, Jacques Miniane.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm zavendëskryeministrat Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi, si dhe ministrat Avdullah Hoti e Arban Abrashi, u bisedue për të arritunat në fushën e zhvillimit ekonomik, rezultatet e reformave fiskale, ambientin e të bamit biznis si dhe për stabilitetin buxhetor në vend.

Kryeministri Mustafa e njoftoi delegacionin e FMN’s për arritjet e Qeverisë së Kosovës, për projeksionet buxhetore dhe realizimin e tij të suksesshëm, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa falënderoi për mbështetjen e deritashme tue theksue përkushtimin për bashkëpunim të matejmë me FMN’në, si dhe vazhdimin e programit me këtë institucion të randësishëm financiar.

Shefi i Misionit të FMN’s për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çashtjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik.

“Misioni vlerësoi hapat që koalicioni qeveritar ka ndërmarrë gjatë propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2017, simbas qëndrimeve të harmonizueme, por si kusht që Kosova të mbetet mbrenda programit me FMN’në, kërkoi që të adresohen konkretisht masat dhe instrumentet që kishin me sigurue që vitin e ardhshëm mos me u tejkalue masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës, dhe rregullimi i tyne me ligj, para fillimit të implementimit të Ligjit për Buxhetin”, thuhet në komunikatë.

Rreziku i paqëndrueshmënisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, asht ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit, prandaj Qeveria mbetet e përkushtueme që në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve me gjetë zgjidhje për të tejkalue situatën e krijueme me fryemje të listave.