FMN: Këto beneficione po e rrezikojnë buxhetin!

fondimonetar

Nji mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka qendru në Prishtinë nga 23 Marsi deri më 5 Prill, për të krye rishikimin e dytë të programit ekonomik të Kosovës të mbështetun me Marrëveshje Stand-By (SBA).

Ky mision ka vërejt se janë ba përparime të dukshme sa i përket frenimit të shpenzimeve rrjedhëse, si dhe kanë arritë rregullime të dukshme fiskale.

Po ashtu FMN ka vlerësu si stabil sistemin bankar në vend.

Mbas përmbylljes së vizitës, shefi i misionit të FMN’s për Kosovë, Jacques Miniane ka thanë se diskutimet me Qeverinë e Kosovës kanë qenë konstruktive për politikat e përfundimit të rishikimit të dytë në kuadër të Marrëveshjes Stand-By.

Ai ka thanë se për shumicën e çashtjeve asht arritë mirëkuptim. Megjithatë, autoriteteve kosovare u duhet kohë shtesë për t’i përvijue synimet e tyne të politikave në disa fusha.

Për këtë diskutimet do të vazhdojnë gjatë javëve në vijim.

Por simbas tij, shqetësim paraqesin shpenzimet për benificionet e luftës.