FMN: Ligji për veteranët Kosovës ja rrezikon 100 milionë euro!

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vnue kushtin kryesor qeverisë me gjetë nji zgjidhje sa ma të shpejtë të pagesës për veteranët, përndryshe Kosova rrezikon mos me i marrë 100 milionë euro, që i takojnë me marrëveshjen Stand By.

Zyrtarë të këtij fondi kanë ba të ditun se kanë me nisë konsultat me qeverinë, parlamentin dhe shoqatën e veteranëve të luftës, për me ju sqarue se ligji aktual rrezikon shumë të ardhmen ekonomike të vendit.

Simbas vlerësimeve të FMN’s, nëse mbetet i njajti ligj, Kosova ka me i shpenzue 2 miliardë euro për 20 vjetet e ardhshme, tue i pague veteranët.

Nji problematikë të tillë e ka pranue edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka deklarue se po presin që me nisjen e procesit të ndryshimit të këtij ligji për shpëtimin e kësaj marrëveshje.

Në këtë konferencë, FMN ka lavdue masat e ndërmarra nga institucionet në nji numër sektorësh, ndërsa ka kërkue nga BQK që me nisë sa ma herët marrjen e masave për ndryshimin e ligjit për kompanitë e sigurimeve.