FMN në Kosovë, diskutohet për pensionet e veteranëve

Në vazhdën e vizitave të rregullta të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë sot nji delegacion i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuem nga Jacques Miniane, erdhi në Kosovë.

Ministri Avdullah Hoti, simbas komunikatës zyrtare, i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave buxhetore gjatë vitit 2016, në veçanti ato tatimore që janë tue performue shumë mirë, si dhe për shpenzimet buxhetore të cilat janë në linjë me planifikimet.

Ai gjithashtu i njoftoi përfaqësuesit e Misionit të FMN’s për Buxhetin e vitit 2017 që asht parapa me qenë në vlerën 2 miliardë euro, i cili tashma asht miratue në Qeveri dhe asht procedue në Kuvend për aprovim.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi nalt përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecunitë pozitive të programit me FMN’në.

Të dy palët u pajtuen për me vazhdue me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe implementimin me sukses të Programit Stand-By.

Ndër temat e tjera, gjatë kësaj vizite, nji vëmendje e veçantë ka me ju kushtue çashtjes së skemës së veteranëve të luftës dhe nevojës për gjetjen e nji zgjidhje afatgjate të kësaj çashtje.