Folim për Shqipninë, e pasunojmë Serbinë!

Kosova importon shumë ma shumë mallna nga Serbia se sa nga Shqipnia. Importet nga Serbia janë dyfish ma të nalta se sa nga Shqipnia. Por, edhe Shqipnia ban ma shumë biznis me Serbinë se sa me Kosovën.

Bazue në të dhana zyrtare shihet se produktet e Shqipnisë çdo ditë e ma shumë janë të pranishme në vendin tonë. Ndërsa, Kosova në këtë shtet kryesisht eksporton mbeturina të metalit për riciklim.

Gjatë vitit 2015 Kosova eksportoi në Shqipni produkte në vlerë prej 40 milionë euro, ma pak se sa në dy vitet paraprake.

Ndërsa, nga Shqipnia importoi produkte me vlerë prej 151 milionë euro, apo rreth 20 milionë euro ma shumë se sa në vitin paraprak.

Simbas statistikave zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shihet se në Kosovë janë të regjistrueme 893 biznise të Shqipnisë.

Simbas tyne, 256 biznise për veprimtari kanë tregtinë, 141 biznise kanë ndërtimtarinë, 117 akomodim e hoteleri, 107 shërbime administrative, 74 veprimtari profesionale dhe 198 të tjera merren me veprimtari tjera biznisore në vendin tonë.

Ndërsa, në Republikën e Shqipnisë operojnë nji numër tejet i vogël i kompanive kosovare. /Zeri