Forcat e Armatosuna të gatshme për Partneritet me NATO’n

thaciadmiralii

Admirali i Flotës Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Mark E. Ferguson III po qendron në Kosovë.

N’agjendën e vizitës së tij, ishte edhe takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Simbas nji komunikate për media, admirali amerikan ka thanë se Kosova ka gjithnji e ma pak kercënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO.

Andaj, ka vijue ai, Kosova tash duhet të fokusohet në prioritetet që kanë të bajnë me sundimin e ligjit dhe të drejtës si dhe të luftoj korrupcionin dhe krimin e organizuem.

N’anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi, simbas komunikatës, ka potencu se Kosova asht vend lider në rajon në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

“Kosova asht shteti i vetëm në rajon që ka ndërmarrë hapa konkrete.

E kemi miratue legjislacionin që sanksionon pjesëmarrjen në konflikte t’armatosuna jashtë Kosovës”, ka thanë Thaçi.

“Kemi realizue fushata të vetëdijesimit të opinionit publik që të mos mashtrohen nga organizata terroriste e kriminale të tilla si ISIS. Asnji kosovar nuk i asht bashkue grupeve terroriste në gjashtë muejt e fundit”, asht shpreh presidenti i Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit kanë trajtu edhe çashtjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca t’Armatosuna të Kosovës, si nji forcë shumë-etnike.

“Forcat e Armatosuna do të jenë të gatshme për programin Partneriteti për Paqe të NATO’s”, ka thanë me këtë rast Thaçi.