Forcat e Armatosuna të Kosovës simbas kritereve të NATO’s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, asht shprehë i kënaqun me deklaratën e NATO’s të lëshueme mbas samitit të Aleancës të mbajtun në Warsawa, këtë muej.

Thaçi e mirëpret vlerësimin që NATO i ban angazhimit të shtetit të Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon, e sidomos zotimin e Aleancës se ka me vazhdue me përkrahë zhvillimin e infrastrukturës së sigurisë në Kosovë.

Simbas Presidentit Thaçi, ky vlerësim asht mirënjohje, por edhe motiv për përkushtim ma të madh për themelimin sa ma të shpejtë të Forcave të Armatosuna të Kosovës.

Thaçi ka thanë se ka me qenë kjo nji “forcë profesionale, e trajnueme dhe e pregaditun simbas kritereve të NATO’s, nji forcë multietnike me përfaqësim të duhun etnik e gjinor, në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rajonit”.