Forcat irakiane në Mosul, hera e parë që prej vitit 2014!

Forcat irakiane kanë hy në Mosulin e kontrolluem nga ISIS, për herë të parë në ma shumë se dy vjet dhe po luftojnë militantët e ISIS në vijën e frontit, kanë thanë zyrtarët e mbrojtjes për CNN.

Sikur raportojnë mediat e hueja, zadhanësi i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes, Tahsin Ibrahim ka thanë se njisitë e Divizionit të 9’të kanë hy në qytet t’Ejten, tue shtue se trupat kishin sulmue lagjen e Al Intisar në lindje.

Depërtimi në kufinin lindor ka qenë përparimi ma i randësishëm në ofensivën e filluem dy javë ma parë për me lirue qytetin kyç të kontrolluem nga sundimi brutal i grupit militant.

Zyrtarët kanë paralajmërue se hymja në Mosul ka të ngjame me shkaktue luftime të ashpra, dhe se beteja pritet të zhvillohen “rrugë për rrugë”, apo edhe “shtëpi më shtëpi”.

Rreth 100,000 forca në nji koalicion të udhëhequn nga Iraku kanë marrë pjesë në nji shtytje vendimtare drejt Mosulit – por vetëm forcat irakiane po hyjnë në Mosul.