Forcat kurde arrijnë afër Mosulit, luftime të ashpra me ISIS’in (video)

Forcat kurdistane Peshmerga kanë marrë nën kontroll tre katunde që ndodhen pranë qytezës Bashika në verilindje të Mosulit, qytet i cili asht nën kontrollin e organizatës terroriste ISIS në Irak.

Forcat Peshmerga janë rreth tetë kilometra larg Mosulit, ka thanë të Diellën për Reuters nji komandat i këtyne forcave.

Sot asht dita e tetë e ofensivës të forcave irakiane dhe atyne kurde për me lirue qytetin kryesor verior irakian nga kontrolli i ISIS’it.

Në anën tjetër, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Qeverisë rajonale kurde në Irakun verior (IKBY), gjenerali Cemal Muhammed, në deklaratën e tij për gazetarin e AA tha se, ”Në ditën e shtatë të operacionit për çlirimin e Mosulit, forcat Peshmerga vazhdojnë me përparue në frontet Naweran dhe Bashika”.