Forcat qeveritare siriane e morën Palmirën nga Shteti Islamik

Forcat qeveritare të Sirisë e kanë rimarrë kontrollin e qytetit historik të Palmirës.

Televizioni shtetnor ka njoftue sot se ushtria dhe milicitë aleate e kanë nën kontroll të plotë Palmirën.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thanë se pjesa ma e madhe e luftareve të grupit militant Shtetit Islamik janë tërheq jashtë qytetit.

Palmira, e njohun botnisht për rrënojat e saj nga epoka romake, ka ra nën kontrollin e Shtetit Islamik në muejin Maj, të vitit të kaluem.

Ekstremistët ma mbas i kanë demolue disa monumunete.

Rikthimi i Palmirës shënon fitore të madhe për Qeverinë e Presidentit sirian, Bashar al-Assad./BBC/