Foreign Policy: Gruevski e spiunon opozitën dhe bashkëpunëtorët

ivanov-gruevski

Revista prestigjioze Foreign Policy, në tekstin e gjatë me titull “Autokratët e Ballkanit Që Ndjellnin Shpresë”, flet për primjet ngulfatëse të demokracisë në shumicën e shteteve Ballkanike, gjatë viteve të fundit.

Tue nis prej Malit te Zi e deri në Maqedoni, gjenerata e re e liderave mësuen me i thane Perendimit ate çka ata kane qejf me ndigjue, derisa e shtypin dhe e keqperdorin demokracinë në shtëpi, shkruen Foreign Policy.
Për Maqedonine shkruhet:

Vitin e kaluem shpërtheu skandali me përgjimet ku asht përfshi edhe Kryeministri Nikola Gruevski, tue zbulue përdorimin e gjithanshëm të shërbimeve të inteligjencës së qeverisë per me spiunue opozitën dhe bashkëpunëtorët e vet politikë.
“Në Maqedoni, sundimi i VMRO të Nikola Gruevskit asht shoqnue si nga korrupsioni ashtu edhe me rrënimin e demokracisë”.
Duket se mungesa e Nikola Gruevskit në qeveri asht e përkohshme. Ai asht shumë aktiv me aktivitetet e kampanjës politike dhe gati se përditë asht i pranishëm në media. Anketat tregojnë se VMRO ende mbetet partia ma e popullarizueme në Maqedoni dhe ai prape mundet me u kthye në pushtet.
Bash këtë javë, aleati i Nikola Gruevskit, Kryetari i Maqedonisë Djordje Ivanov, befasisht vendosi me i dhane fund hetimit penal për skandalin e përgjimeve. Në fakt, ky akt i Kryetarit të shtetit e liron Gruevskin nga mundësia potenciale që të gjykohet”, shkruhet në Foreign Policy.