Foreign Policy: Qysh e sheh Islamin e fenë e krishtenë!

Asnji fe nuk asht natyrshëm e dhunshme dhe asnji fe nuk asht natyrshëm paqësore.

Feja asht çashtje interpretimi dhe shpesh, në këtë interpretim, e shohim të bukurën ose shëmtinë”, thuhet në nji artikull të gazetës Foreign Policy.

Këtë javë, bota asht trondit me sulmet vdekjeprumëse në Orlando të Shteteve të Bashkueme, ku Omar Mateen, shtetas amerikan me prejardhje nga Afganistani, ka vra 49 veta dhe ka plagos dheta të tjerë.

SHBA asht në vit zgjedhor dhe kjo padyshim se nuk ka kalue e paprekun nga kandidatët që pretendojnë postin e presidentit.

Kandidati republikan, Donlad Trump, ka thanë se njerëzit nuk janë vra nga pushka, por nga Islami radikal.

Simbas gazetës Foreign Policy, bota e Trumpit ka vetëm dy kuptime.

“Në këtë botë, vetëm nji fe mund të jetë e keqe dhe kështu, Krishterimi asht i mirë dhe Islami asht i keq. Krishterimi asht paqësor dhe Islami asht i dhunshëm. Krishterimi asht tolerant dhe Islami asht jotolerant”, shkruen gazeta tue interpertue botën e Trumpit.

Foreign Policy thotë se kryqëzatat janë ende temë e madhe në botën myslimane dhe se asht lehtë me u harrue kërdia që ato kanë ba ndaj hebrejve të Europës.