Forenzika ka nevojë për përkrahje financiare nga Qeveria

Ndonëse ka mungesë të aparaturave përkatëse, Agjencia e Kosovës për Forenzikë gjatë vitit 2015, ka arritë me krye 4752 ekspertiza prej të cilave shumica kanë qenë të armëve të zjarrit.

Kështu tha Kryeshefi egzekutiv i kësaj agjencie Blerim Olluri, në nji konferencë për media, ku ka prezantue raportin vjetor të punës për vitin 2015.

Simbas Ollurit, agjencia që ai drejton ka bashkëpunim të mirë me institucionet e drejtësisë dhe se me punën e tyne mund të krahasohen edhe me vendet e rajonit, falë bashkëpunimit më organizatat ndërkombëtare.

Olluri shtoi se roli i agjencisë ka qene shumë i randësishëm për veprat penale, për krime të randa, që me këtë punë kanë ndihmue te prokurori dhe gjyqësori.

Por simbas kryeshefit ekzekutiv, AKF ka nevojë për aparatura që mundësojnë ekspertiza të grimcave të barotit dhe se nji pajisje të tillë janë tu’ e kërkue vazhdimisht nga Ministria e Financave dhe donatorë të ndryshëm.