Kosova peson humbje ndaj Turqisë!

Ka perfundue ndeshja ne Antalya Stadium, ku Kosova ka dhane maksimumin por pa arrite me preke rrjeten e skuadres turke.
Perfundimisht loja ka perfundue me fitoren e Turqise e cila mundi perfaqesuesen e Kosoves me rezultat 2 me 0.
Dorëzohet Kosova para Turqisë me 2 golla! (video)
Turqia ma në fund ka arritë me thye mbrojtjen e Kosovës, tue shenue në minutën e 50’ me anë të Yilmaz.


Burak Yilmaz GOAL HD – Turkey 1-0 Kosovo 12… by PatsaN4ik

E mbas 4 minutave ka ardhë golli i dytë i Turqisë.
 Turqia ka shenue edhe golin e dytë ndaj Kosovës në minutën e 55’, me anë të Sen.


Volkan Sen Goal HD – Turkey 2-0 Kosovo – 12.11… by Bundes-Liga

Kryhet pjesa e parë. Kosova e dridhi Turqinë! (video)
Ka përfundue pa golla pjesa e parë e ndeshjes Turqi – Kosovë.
Ishin vendasit që kishin iniciativën gjatë kësaj pjese, por në fushë pamë nji Kosovë shumë të matun me paraqitjen e saj, ndërsa për me ba këtë paraqitje edhe ma te mirë u përkujdes portieri Samir Ujkani, me super pritjet e tij.
 Kosova nëpërmjet Valon Berishës qelloi shtyllën në minutën e 45′.


Rasti i Valon Berishes – Turqia vs Kosova by enjoylivehdi

Antalya Stadium:  Nis loja Turqi – Kosovë
Ka fillue loja ne Antalya Stadium mes Turqisë.
Përfaqësuesja e Kosovë asht mysafire e Turqisë në ndeshjen e katërt të Grupit I, e vlefshme për kualifikimet e botnorit ‘Rusia 2018’.
‘Dardanët’ mbas nji barazimi në ndeshjen e parë dhe dy humbjeve tjera radhazi kerkojnë që të befasojnë turqit, të cilët janë pretendent për kalimin e grupit së bashku me Kroacinë.
Formacionet zyrtare: Turqi – Kosovë (foto)
Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet para nji testi të vështirë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botnor.
Skuadra që drejtohet nga Albert Bunjaki, me fillim nga ora 18:00, zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Turqisë, në Antalya Stadium.

 

 

Kosova në këtë ndeshje, ka me hyjë me këtë formacion: Ujkani, Perdedaj, Pnishi, Alushi, Rashica, Shala, Rrahmani, Berisha, Zeneli, Muriqi, Kololli

Turqia: Volkan Babaacan; Gokhan Gonul, Mehmet Topal, Ahmet Calik, Hasan Alikaldirim, Selcuk Inan, Oguzhan Ozyakup,Calhanoglu, Arda Turan, Volkan Sen, Burak Yilmaz

 

formacionet