Formohet edhe nji komunë e re serbe me fshatnat e Vushtrrisë dhe Obiliqit

Bashkësia serbe në Kosovë mundet me krijue edhe nji komunë të re me shumicë serbe, të 11 me radhë.
Nenad Rashic, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e ka konfirmue për Radion Evropa e Lirë se gjatë ditëve të fundit janë zhvillue bisedime lidhun me këtë çashtje.

Në këtë kontekst, katër fshatnat : Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, munden me formue komunën e re. Këto fshtna aktualisht i takojnë komunës së Vushtrrisë dhe komunës së Obiliqit.

Por Rashiq e mohon se nji gja e tillë ka qenë kusht nga Lista Serbe për me dhanë mbështetjen e deputetëve të saj për zgjedhjen e Hashim Thaçit – President i ri i Kosovës.

Simbas tij, kjo ma shumë ishte nji lloj kompromisi rreth kësaj, qysh e quejti ai, ideje të vjetër, e cila asht ringjallë tash.

Ditëve të fundit kemi intensifikuar disa kontakte dhe për shkak të një nisme të vendosur dhe të pjekur, kemi arritur deri aty që kjo nismë mund të jetë e realizueshme. Sipas procedurës, kjo fillimisht duhet të miratohet në qeveri si propozim e më pas edhe në Kuvend. Mendoj se kjo nuk do të duhej të paraqiste ndonjë problem, për shkak se fuqia politike nuk do të ndryshonte e as interesat e shumicës shqiptare nuk do të cenoheshin”, theksoi Rashic.

Ai shtoi se në rast se egziston vullneti i mirë, nji gja e tillë do realizohej deri në fund të këtij viti.

Nji nga njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, Rangjel Nojkic, vlerëson se në rast që zgjedhja e Thaçit ka kalue pa ndonji kusht apo marrëveshje, atëherë Lista Serbe ka probleme të mëdhaja dhe ka me u ndëshkue nga votuesit e saj.

Do të ishte krejtësisht e papranueshme në rast se nuk janë marrë vesh dhe që pa ndonjë kusht kanë marrë pjesë në zgjedhjen e tij. Ajo komunë e re nuk është asgjë e re, sepse është nismë e mëhershme. Por, nëse ndodhë, gjithsesi që është hap pozitiv”.

Prandaj, për këtë shkak, mendoj që serbët është dashur të kenë kushte mjaft të qarta dhe ato në fund t’ua dëshmojnë votuesve, gjegjësisht, popullit të vet, që ai ta di se cilat janë kushtet dhe pse u është dashur t’i japin votim e tyre Hashim Thaçit”, theksoi Nojkic.

Petar Miletic, ish nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk pret shumë nga Presidenti i ri i zgjedhun Hashim Thaçi, kur bahet fjalë për bashkësinë serbe. Kjo, simbas tij, për arsye se funksioni i Presidentit nuk mjaftueshëm pushtet egzekutiv.

Simbs tij, çashtja e komunës së re, mundet me qenë veç nji dëshirë.

Lista Serbe ia mundësoi zgjedhjen Thaçit. Se a kanë ndonjë marrëveshje apo jo, unë thjeshtë, dyshoj, duke pasur parasysh që i njoh mirë zhvillimet. Mbase, siç kanë thënë edhe ata vet, është për stabilizimin e zhvillimeve në Kosovë”.

Në këtë moment, as ajo që është nënshkruar në Bruksel dhe që qëndron në dokumentet e Brukselit, madje as ajo në Kushtetutën apo ligjet e Kosovës, kur kjo nuk respektohet, kam frikë se kjo është vetëm ëndërr dhe nuk ndodhë diçka që nuk ekziston në letër”, ka thnë Miletic.

Në Kosovë, tashma egzistojnë 10 komuna me shumicë serbe, prej të cilave 5 janë formue me procesin e decentralizimit. Në pjesën veriore të lumit Ibër, janë 4 komuna, ndërsa 6 të tjera janë në pjesën jugore.
Pushteti i decentralizuem asht krijue në bazë të Dokumentit të Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe asht shpallë pamvarësia e Kosovës. /rel/