Foto e fundit e Helmut Kohl

Kjo foto reflekton qetësi, afërsi, por edhe lodhje.

Asht pikërisht momenti i ndamjes, që gjithmonë asht e vështirë.

Kjo asht foto e fundit e ish-kancelarit të ndjerë gjerman, Helmut Kohl.

Ai ndrroi jetë në moshën 87-vjeçare.

Kjo foto asht ba kur ai sapo kishte dalë nga spitali.

E shoqja, Maike Kohl-Richter, qëndron pranë tij.

Kohl refuzoi që të merrte ma trajtim mjekësor.

Në foto duket i lodhun, por edhe i lumtun që ka dalë nga spitali.