Foto: “Luani shqiptar” kallxon muskujt, kush po i tutet Shqipnisë së Madhe!

Rreth 1500 trupa britanike kanë mbërri në Shqipni për me marrë pjesë në nji stërvitje të perbashkët, të quejtun “Luani shqiptar”.

1500 trupave britanike u janë bashkue edhe 250 trupa shqiptare, në nji stërvitje që ka hy në edicionin e saj të pestë.

Por e veçanta asht se këtë herë stërvitja do të mbikëqyret nga Sekretari i Mbrojtjes, Sir Michael Fallon.

Sir Michael asht i pari Sekretar Mbrojtje që viziton Shqipninë.

Ai premtoi se vitin tjetër, Britania ka me vendosë nji atashe të përhershëm ushtarak në Shqipni.

“Luani shqiptar” vjen direkt mbas nji tjetër stërvitje të NATO’s dhe spekulimeve se shumë shpejt në vend do ketë nji bazë të përhershme të Aleancës.

Ajo që dihet deri tash, simbas zyrtarëve britanikë, asht se rajoni i Bizës në Tiranë mund të kthehet në zonë stërvitore të përhershme për NATO’n.

Britanikët po investojnë 60 mijë sterlina aty.

Këto lëvizje ushtarake kanë trazue jo pak Rusinë, e cila ka dërgue monitorues të posaçëm në Shqipni, simbas nji konvente të OSBE’s.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, në nji prononcim për ForcesTV, thotë: “Vizita ime reflekton randësinë e Shqipnisë si nji demokraci stabile në nji rajon të paqëndrueshëm”.

Nji rajon i paqëndrueshëm?

Ballkani ka qenë vazhdimisht i tillë, por së fundmi thuhet se kishte ra në qetësi.

Megjithatë disa zhvillime duken shqetësuese.

Aleksandar Vucic, kryeministër i Serbisë thotë se “kërcënimi për nji luftë të re në Bosne asht kaq i fortë, sa mund të ndjehet në ajër”.

“Duhet vetëm nji shkëndijë për me ndez zjarrin,” tha ai.

Më 25 Shtator, Republika Srpska mbajti nji referendum për me festue Ditën Kombëtare më 9 Kallnor, pikërisht kur edhe asht themelue RS.

Por referendumi asht cilësu si i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Sikur të mos mjaftojë kjo, mediat serbe thonë se zyrtarët e partisë së presidentit Hashim Thaçi po kercënojnë se Kosova mund të mbajë nji referendum për bashkimin me Shqipninë.

Momir Stojanovic, ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake në Serbi thotë për agjencinë Sputnik se shqiptarët po i inkurajon dikush që të flasin për referendumin.

“Këtë po e bajnë amerikanët dhe disa vende të BE’s, të cilët po ushtrojnë presion dhe po kercënojnë Serbinë për shkak të referendumit në Republikën Srpska,” thotë ai.

Nga ana tjetër, deklaratat e fundit të Komisionerit për Zgjanimin, Johannes Hahn për Çamërinë, kanë nxit mediat serbe si B92 dhe ato greke si “Greek Reporter” që të shkruejnë se ai po “ngjall” fantazmën e Shqipnisë së Madhe.

Por a do mbeten keto thjesht shkëndija, që vlojnë ma shumë në media?

Koha ka me tregue, shkruen Mapo.al

 

2-luani

 

3-luani

 

4-launi

 

5-luani

 

9-luani

 

10-luani

 

11-luani

 

12-luani

 

13-launi

 

15-luanii

 

16-launi

 

17-luani