Foto: Vetëvendosje, megjithatë po prezentohet me flamurin laraman!

Lëvizja “Vetëvendosje” ka nisë me harrue ideologjinë e Bashkimit Kombëtar.

Kjo u pa sot në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjanimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Ai gjatë nji vizite dy-ditore në Prishtinë, ku ka takue përfaqësues të qeverisë, udhëheqës politik dhe anëtarë të shoqnisë civile, u takue edhe me liderët e Vetëvendosjes.

Këta të fundit kësaj radhe u paraqitën me Flamurin e Kosovës në Zyrat e BE’s, tue e harrue atë Kombëtar.

Gjatë këtij takimi të Christian Danielsson me Vetëvendosjen, këta të fundit u paraqitën me flamurin e Kosovës – të cilin janë deklarue disa herë se nuk e njoh kështu tue u paraqit gjithmonë me flamurin kombëtar.

Mirëpo, këtë herë, VV paraqitet krejt ndryshe.

 

2-vv-flamuri