Fotografia e Thaçit ka me i kushtue FSK’s mbi 1 mijë e 600 euro

Vendosja e fotografisë së Presidentit të Kosovës, napër zyret e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka me i kushtue mbi 1 mijë e 600 euro këtij institucioni. Tenderin për me ba furnizimin me këto foto e ka fitue kompania NTGI ”Grafo Loni”.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vendosë me iu përmbajtë Kushtetutës së Kosovës për vendosjen e fotografisë së Presidentit napër zyre.

Ky Institucion për blemjen e këtyne fotografive ka dhanë edhe nji tender, vlera e të cilit kap shumën e 1 mijë 650 eurove.

Simbas njoftimit të dhanë në KRPP, tenderin “Furnizim me fotografi të presidentit të vendosura në kornizë për nevojat e FSK-së dhe MFSK-së”, e ka fitue kompania NTGI ”Grafo Loni”.

Në garë për me krye këtë shërbim kanë qenë gjithsej katër kompani. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së FSK ka me u nënshkrue m 03.06.2016.

sss_1464188685-2581182