Fotot: Ministria e re e Mbrendshme n’Shqipni me ‘muri kujtese’ si CIA

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të godinës së restaurueme të Ministrisë së Mbrendshme.

Ajo që ra në sy ishte së përpara kësaj ministrie ash vendos nji ‘mur kujtese’ për me nderue policët e vramë në krye të detyrës.

I frymëzuem nga modeli amerikan i ‘murit të kujtesës’ në CIA, në mur asht vendos nga nji yll i artë për çdo polic të ndjemë.

Janë 264 yje të vendosun në këtë mur.

Ylli ma i fundit asht për Ardian Kodrën, efektivin e FNSH’s, i cili humbi jetën pak ditë ma parë gjatë nji operacioni policor në Lezhë.

Sot u mbajt ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të godinës, ku munguen ish-ministrat.

Në fjalën e mbajtun, ministri Saimir Tahiri kerkoi “të shihet me përparësi rritja e pagës për punëtorët e policisë”.

Në ‘murin e kujtesës’ në zyrat e CIA-s janë 117 yje.

 

7foto

 

8-foto

 

6-foto

 

5-foto

 

4-foto

 

2-foto

 

1-foto