Fraksion + bashkohet me PDK’n?

gecaj.jpg

Fraksion+, pjesë e të cilit tashma janë ish-pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, që simbas tyne janë krijue për me ba me dije se në politikën e VV’s ka defekte të shumta, janë tue shqyrtue mundësitë për me i bashkue forcat me njanen nga subjektet politike.

Arben Gecaj nga “Fraksion+” tha për Telegrafin se nuk e përjashtojnë Partinë Demokratike të Kosovës, si mundësi për me vazhdue me ta vizionin që kanë.

Ne njohim sistemin politik dhe partitë ekzistuese të sistemit politik të Kosovës. Ne nuk jetojmë në diktaturë dhe regjime, jetojmë në sistemin ku zgjedhjet përcaktojnë fituesin. Pra ne njohim, çmojmë kontributin e shtetformimit edhe të PDK-së, pra nuk përjashtojmë PDK-në si mundësi për të vazhduar misionin të cilin e kemi”, tha Gecaj.

Ai shtoi se si “Fraksion+” janë kundër ksenofobisë, pra politik-bamjes me ndjenjën e frikës ndaj të huejit.

Ne i perceptojmë banorët e Kosovës individualisht me të drejta, pa marrë parasysh origjinën etnike dhe kolektivisht mendojmë që ata duhet të kenë të drejtë të gëzojnë lirinë e kultivimit të drejtave etnike, kulturore, fetare dhe shpirtërore”, u shpreh Gecaj.

I pyetun rreth iniciativës së Ilir Dedës për krijimin e nji partie të re politike, Gecaj ka thanë se u befasue nga ideja.

Së pari, nuk kam mundur të kuptoj se çfarë ka ndodhur në atë konferencë për shtyp. Gjestet dhe mimika e dy njerëzve në konferencën për shtyp fliste diçka tjetër prej asaj që po ndodhte. Tek në fund e pash që puna ishte te ndarja. Unë kam menduar se është fillimi i Projektit Alternativa”, tha Gecaj, tue shtue se për nga natyra, biografia dhe vizioni janë shumë të largët me dinamikën dhe metodën e të bamit politikë me Ilir Dedën.

Gecaj theksoi se nuk ka asnji shejë që mund të bahen bashkë për nji iniciativë të tillë me Ilir Dedën, tashma ish- deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.