Fraksioni + i bashkohen PDK’s. Veseli: Jemi gati me riformatizue Qeverinë!

kadria

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, në konferencën për media ku u bashkuen anëtarët e Fraksioni + ka folë edhe për ndryshimet në Qeveri.

I pari i PDK’s ka thanë se nëse partneri i tyne i koalicionit, LDK, asht e gatshme mund të bahet riformatizimi i Qeverisë.

“Sa i perket ndryshimeve në Qeveri, na jemi afër nji koncepti, që të bahët riformatizimi i qeverisë, nëse për këtë asht i përgaditun partneri i koalicionit.

Por nëse kerkojnë vetëm ndryshimin e emnave ne jemi të gatshëm. Për këtë duhet të vendos Kryeministri”, ka thanë Veseli, i pyetun nga gazetarët pse nuk janë ba ende ndryshimet në Qeveri.