Fraksioni+ koalicion me PDK ?

Arben Gecaj, Ajnishahe Halimi dhe Fatos Aliu, para pak dite shpallen fundin e aktivitetit në Fraksion Plus, që u themelue si rezultat i pakënaqësive në Vetëvendosje.

Gecaj, Halimi dhe Aliu, Indeksonline merr vesh se kane me iu bashkue Partisë Demokratike të Kosovës.

Indeksonline mëson se ata janë në negociata me partitë politike në Kosovë, ku përafrim kanë ma shumë me PDK’n.

Ajnishahe Halimi nga Fraksion Plus tha se kanë bisedue me tana partitë politike. Ajo shtoi se me çdo parti munden me u bashkue, me përjashtim të Vetëvendosje.

Ne si Fraksion kemi punuar për një vit dhe tash e tutje dhe më herët kemi filluar takime me institucionet shtetërore dhe në vazhdën e këtyre takimeve, kemi pasur takime edhe me udhëheqës institucionesh. Qëllimi i takimeve me udhëheqës institucionesh është që ne jemi përkrah institucioneve legjitime të shtetit sepse kanë dal nga vota e popullit. Ne si Fraksion Plus, kemi biseduar me të gjithë njerëzit që na kanë përkrahur dhe kemi ardhur në përfundim që ne duhet të negociojmë me të gjitha subjektet politike, përjashtim Vetëvendosjen”, tha Halimi.

Halimi tha se kërkesa për me negociue ka ardh nga tana partitë politike, por simbas saj, deri më tash nuk kanë ndonji përafrim.

Jemi në vazhdën e negociatave me të gjithë, përjashtim Vetëvendosjes dhe në fund të këtij muaji do t’i njoftojmë të gjithë se ku është pozicionimi i Fraksion Plus. Deri më tash Fraksion Plus nuk ka përafrime me asnjë subjekt politik në Kosovë. Kërkesa për të negociuar me partitë politike, përjashtim Vetëvendosjes, kanë ardhur prej liderëve të partive politike në Kosovë dhe ne gjithsesi nuk jemi përjashtues ndaj askujt dhe opinioni do ta kuptojë shpejt se cili do të jetë pozicioni i Fraksion Plus”, tha Halimi