Franca e nisi me kambë të mbarë Europianin

Sonte nisi Europiani i shumëpritun me ndeshjen Francë-Rumani, të cilês i ka parapri nji ceremoni mahnitëse e hapjes zyrtare të kësaj gare.

Vendi që asht tue organizue këtë garë e nisi me fitore rrugëtimin e saj në Europian. Franca arriti me mposhtë Rumaninë 2-1 me gollin e fitores tê shënuem në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja u karakterizue me intensitet të naltë dhe me raste nga të dyja ekipet.

Pjesa e parë u mbyllë pa golla edhe pse lehtë kanë mujt me shënue të dy ekipet, transmeton Rrokum.TV.

Në pjesën e dytë, Franca arriti me shënue gollin e parë në ndeshje dhe në Europian me sulmuesin Giroud që shënoi me krye në minutën 57.

Nuk ka vanue shumë dhe Rumania arriti me barazue rezultatin nepermjet penalltisë në minutën 65. Ishte Stancu ai që e ka shendrrue në goll penalltinë e fitueme, mbas ndërhymjes së palejueme të Evra në zonën e rreptësisë.

Në vazhdim Franca kambnguli tue kërkue fitoren dhe e ka arritë në minutën 89.

Lojtari ma i mirë i ndeshjes, Payet, e kunorëzoi paraqitjen e tij fantastike me nji goll spektakolar, tue i dhanë fitoren vendit organizator, Francës me rezultat 2-1.