Franca i tërheq vërejtjen Turqisë

Shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault, përshëndeti sot implikimin e Turqisë në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Siri, por paralajmëroi se asht kundër nji përpjekje të mundshme të Ankara’s që me zgjidhë çashtjen kurde në këtë vend.

“Asht nji gja e mirë që Turqia implikohet drejtpërdrejtë në luftën kundër ISIS’it, që e ka goditë fuqishëm”, deklaroi Ayrault në nji intevistë për të përditshmen Le Monde.

“Asht gjithashtu legjitime që Turqia të garantojë sigurinë e kufinit të saj. Por, kujdes me nivelin e dhunës dhe tundimit për me zgjidhë në Siri nji pjesë të çashtjes kurde”, paralajmëroi ai.

Ushtria turke filloi të Mërkurën operacionin “Mburoja e Eufratit” në territorin sirian që synon njikohësisht të ndjekë ISIS’in nga kufini i saj dhe të bllokojë përparimin e milicive kurde, raporotn AFP.