Franca ka fillue me mshelë ‘xhunglën’ e refugjatëve!

Ma shumë se 1,200 policë dhe zyrtarë në Francë kanë fillue nji operacion për me pastrue kampin e emigrantëve “Xhungla” në Calais.

Në kamp jetojnë  rreth 7 mijë persona në kushte të mjerueshme.

Ata do të vendosen në qendrat e tjera të emigrantëve në Francë, megjithatë disa prej tyne nuk duen me u  zhvendos, mbasi kerkojnë me shkue në Britani, shkruen BBC.

Shkatërrimi i kampit pritet me u ba të Martën.

Mbretnia e Bashkueme ka fillue me pranue rreth 1300 femi të pashoqnuem nga kampi.