Franca ndalon shitjet e kerreve me naftë dhe benzinë me 2040

Qeveria e Francës asht tue i shikue mundësitë me ndalue shitjen e kerreve me motor me djegie të  mbrendshme deri në vitin 2040.

Si raporton agjencia e lajmeve Reuters, autoritetet nëpër krejt kontinentin europian janë tue shikua mundësitë e ngritjes së taksave të kerreve dizel.

Gjithashtu, qeveritë europiane po mendojnë me ndalue ose ulin drastikisht përdorimin e kerreve me naftë e benzinë nëpër qytete të mëdha.

Shitjet e kerreve dizel kanë ra që prej skandalit të Volkswagen me 2015.

Gjithashtu, mbas paralajmërimeve se qytetet si Stuttgart dhe Munich munden me ndalue qarkullimin  e tyne,  shitjet ranë drastikisht.