Franca nis hetim për sigurinë e 14 Korrikut në Nice

 

‘Liberation’: Vetëm nji makinë e policisë kishte bllokue shëtitoren

 

Qeveria franceze thote se ka urdhnue hetim per organizim te sigurise per festimet e 14 Korrikut ne Nice, per deshtim te ndalimit te kamionit qe me hy ne turme.

Ministri i mbrendshem francez Bernard Caseneuve thote inspektorati policor ka me udheheq hetimin, mbas 1 jave kur Mohamed Lahouaiej-Bouhlel voziti kamionin 19 tonesh neper sheshin Promenad dez Angle, tue vra 84 njerez e lendue me qinda tjere.

Qeveria e krahut te majte dhe zyrtaret policor jane kritikue ashper per sulmin e trete terrorist ne France per 18 muej.

E perditshmja franceze ‘Liberation’ thote se ishte vetem nji automjet i policise qe kishte bllokue shetitoren e sheshit ku ndodhi sulmi, gja qe bjen ne kundershtim me deklaratat e zyrtareve qe thone se disa automjete kane qene te parkueme ne rruge.