Franca partner i randësishëm për Kosovës. Kjo asht kredia për vendin!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në nënshkrimin e marrëveshjes, me të cilën Shteti Francez ka me akordue nji kredi prej 66 milionë eurosh për Kosovën, me kamatë tejet atraktive.

Marrëveshja u nënshkru nga ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Financave të Francës, Michel Sapin.

Kjo marrëveshje ka të bajë me financimin e projektit të trajtimit t’ujnave të zeza në rajonin e Prishtinës.

 

2-mustafa

Nji ditë ma herët, kryeministri Mustafa mori pjesë në Samitin e Liderave të Ballkanit Perëndimor në Paris, ku ishin të pranishëm presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, përfaqësuesja e naltë e BE’s për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipnisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Në Samit u konfirmu përkrahja e shteteve europiane dhe e Bashkimit Europian për vendet e rajonit, perspektiva eurointegruese si dhe u theksu mbështetja e projekteve konkrete në zhvillimin e rajonit.