Franca përgaditet për Europianin. Qe stërvitjet antiterror!

francee

Në tanë botën, stërvitjet kundër tërmeteve, zjarreve apo fenomeneve të tjera natyrore janë diçka e zakonshme.

Por, Franca ka nisë të stërvite edhe kundër terrorizmit.

Qyteti i Bordosë ka marrë iniciativën me zhvillue nji stërvitje ku morën pjesë mbi 500 policë, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës.

Simbas mediave vendase, skenari i sulmit të rremë terrorist u zhvillu në sheshin “Place de Quinconces”, i dyti ma i madh n’Europë dhe që do të perdoret si nji zonë tifozësh gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian.

Në këtë shesh mund të qendrojnë 62 mijë njerëz dhe dihet që vendet publike janë objektivi i preferuem i terroristëve.

Stërvitja zgjati dy orë dhe u zhvillu gjatë orëve të mbramjes, ku dy grupe terroriste sulmuen turmën.

Mediat franceze shkruejnë se nji terrorist hodhi vetën n’erë, ndërsa nji tjetër mori 10 pengje.
Sigurisht që në këtë skenar të përgaditun, forcat e rendit e zgjidhën shumë shpejt situatën, diçka që në realitet nuk shkon kaq mirë.

“Stërvitja asht edhe nji mjet për të mësue publikun me pamjen e ma shumë forcave sigurie në rrugë, diçka që do të jetë praktikë gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian, për të cilin do të merren masa ekstreme sigurie”, shkruejnë mediat vendase.

Gjatë stërvitjes ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrendshëm, Bernard Cazeneuve dhe ministrja e Shendetësisë, Marisol Touraine.

Kujtojmë se qyteti i Bordosë do të presë 5 ndeshje të Europianit 2016, nga të cilat 4 janë për fazën e grupeve dhe nji për çerekfinale.